Aplikim për trajnim: Si të mbeldhim donacione për OJQ?

Aplikim për trajnim: Si të mbeldhim donacione për OJQ?

Horizon Civitas shpall thirrje për aplikim për pjesëmarrje në trajnimin “Si të mbledhim donacione për OJQ?”.

Ideja e trajnimit:
Bizneset, qytetarët dhe diaspora dhurojnë, por organizatat dhe iniciativat qytetare rrallëherë iu afrohen dhe iu kërkojnë, ose dekurajohen lehtësisht. Ky trajnim synon të ngrit kapacitetet e shoqatave ose OJQ-ve nga Çairi rreth mobilizimit të burimeve lokale (bizneset, individët dhe diasporës).

Kujt i dedikohet trajnimi?
Kjo thirrje vlen vetëm për shoqata ose OJQ që veprojnë në Komunën e Çairit, Shkup. Horizon Civitas në bashkëpunim me partnerët do të përzgjedh vetëm 20 aplikime/OJQ.

Detaje logjistike rreth trajnimit:
– Pjesëmarrja në këtë trajnim është falas.
– Trajnimi do të mbahet në Hotel Scardus (Kodra e Diellit) më 9-10 Korrik, 2024.
– Udhëtimi (Komuna e Çairit – Hotel Scardus – Komuna e Çairit), akomodimi (një natë në Hotel Scardus), vaktet si dhe të gjitha harxhimet tjera rreth trajnimit mbulohen nga organizatorët.
– Gjuha e punës në trajnim është e kombinuar (shqip dhe maqedonisht). Organizatorët sigurojnë përkthim simultan në të dy gjuhët.

Si të aplikoni?
Plotësoni formularin e aplikimit në këtë link: https://forms.gle/APfUcqRnHYP3xcWy7
Afati i fundit për aplikim: 1 Korrik 2024, 23:59h.

Share: