
Thirrje për angazhim: dy (2) praktikante/ë
Horizon Civitas hap thirrje për angazhim të dy (2) praktikantëve
Data e shpalljes: 9 shtator 2020
Afati i fundit për aplikim: 15 shtator 2020, 16:30
Vendi i angazhimit: Shkup
Kohëzgjatja: 20 orë në javë
Periudha: Tetor 2020 – Mars 2021
Kriteret minimale të kandidates:
- Student/e në vitin e fundit të studimit në një nga drejtimet e shkencave shoqërore siç janë: shkencë politike, menaxhment finasiar, fakulteti i teologjisë, siguri, drejtësi, marrëdhënie me publikun, shkencat e komunikimit/gazetari ose psikologji.
- Njohës/e i gjuhës maqedonishte. Njohja e gjuhës shqipe dhe të tjera do të konsiderohet avantazh gjatë përzgjedhjes
- Eksperiencë me punime hulumtuese dhe njohuri të mira të metodave të hulumtimit shkencor (mbledhja e të dhënave, intervista, fokus grupe) do të konsiderohet vlerë shtesë.
- Njohje e mirë e përdorimit të: Microsoft Office (Word, Excel, Powerpoint).
Detyrat e angazhimit:
- Asisitim në mbledhjen e të dhënave për punime hulumtuese (literaturë, intervistime, fokus grupe, takime me palë, etj.) ;
- Marrja e shënimeve obzervuese në aktivitetet e organizatës ;
- Asistim logjistik në realizimin e aktiviteteve të parapara në suazë të projekteve ;
- Asistim administrativ në agjendën ditore të organizatës.
Dokumentet e duhura për aplikim:
- CV (përfshirë numër për kontakt)
- Letër e motivimit (Maksimum 1 faqe)
Paga: 6.770 denarë (bruto)
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet në e-mail adresën: info@horizon.mk duke shkruar në Subjekt: Aplikim për Praktikant/e.
Vërejtje: Interesimet pas afatit të përcaktuar, dokumentet e pakompletuara si dhe çdo mënyrë tjetër e tentimit për kontakt nuk do të merret parasysh.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen përmes thirrjes telefonike. Mos-kontaktimi i juaj deri më 18 shtator 2020 nënkupton se ju nuk jeni përzgjedhur.
Linku i konkursit në maqedonisht.