Punëtori për rrjetëzim rajonal për riintegrim dhe risocializim

Punëtori për rrjetëzim rajonal për riintegrim dhe risocializim

Horizon Civitas organizoi Punëtori për rrjetëzim rajonal për riintegrim dhe risocializim, me pjesëmarrje të organizatave të shoqërisë civile nga rajoni. Ky aktivitet synoi të krijon njw rrjet bashkwpunimi tw koordinuar mes organizatava të shoqërisë civile pwr tw kontribuar nw procesin e riintegrimit dhe risocializimit, respektivisht nw nivel lokal dhe rajonal. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile nga rajoni (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi), që veprojnë në fusha të ndryshme siç janë: arsim, mbështetje psikologjike, mbrojtja e fëmijëve, fuqizimi i gruas, angazhimi i të rinjëve, sipërmarrësi dhe advokim. Kështu, punëtoria njëditore përmbante një sërë aktivitetesh që mundësuoi njohje më të mirë rreth përpjekjeve të deritanishme në këto përpjekje, si dhe për projektim të aktiviteteve të përbashkëta në fusha të ndryshme intervenimi në lidhje me riintegrimin.

Fjalën përshëndetëse në fillim të këtij aktiviteti e kishin Z. Samet Shabani në emër të Horizon Civitas, Z. Alain Ancion në cilësinë e koordinatorit rajonal për siguri, me seli në Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Bosnje dhe Herzegovinë, dhe homologu i tij Z. Filip De Ceunink nga Delegacioni i Bashkimit Europian. Në fjalët hyrëse, Z Alain dhe Z Filip theksuan rëndësinë e fokusimit në riintegrimin dhe risocializimin e të rikthyerve nga zonat e luftës në Siri dhe Irak sidomos me aspektin e sigurisë së rajonit dhe më gjërë. Njëherit, ata riiriafirmuan vullnetin e mbështetjes së komunitetit ndërkombëtar ndaj Maqedonisë së Veriut edhe në fushën riintegrimit.

Në vijim Z. Samet Shabni nga Horizon Civitas prezantoi projektin “BRIDGE” (Ndërtimi i riintegrimit dhe inicim i dialogut për përfshirje më të madhe) si inciativë e shoqërisë civile për të advokuar në procesin e riintegrimit dhe risocializimit. Ai artikuloi aktivitetet e ndërmarra për të kontribuar në përpjekjet e institucioneve publike për të komunikuar dhe nisur programe riintegrimi për familjet e rikthyera.

Mes tjerash, evenimenti synonte të prezanton praktika të mira nga shtetet europiane në fushën e riintegrimit. Kështu, Znj Edith Lommerse, në cilësinë e këshilltares strategjike në Policinë nacionale të Holandës artikuloi modelet e riintegrimit të ndërmarra nga institucionet relevante në vend. Ajo vuri theks në rëndësinë e vlersimit të rrezikut në këtë proces, dhe më pas në sigurimin e nevojave për jetesë më cilësore duke prioritizuar menaxhimin sipas rastit. “Të mundësuarit e angazhimit në periudhën e pas burgimit të të rikthyerve është jetike”, shënoi Znj Lommerse duke u përqëndruar në rëndësinë e trajnimeve profesionale dhe programeve të sipërmarrësisë për të nxitur punësimit si përmasë riintegrimi.

Z. Natasha Vidova nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim – IOM (Maqedonia e Veriut) prezantoi përpjekjet e organizatës në fushën e kundërvënies ndaj ekstremizmit të dhunshëm në përgjithësi si dhe riintegrimit dhe risocializimit në veçanëri ku aktualisht implementojnë dy projekte:

– Mbështetje për qeveritë në Ballkanin Perëndimor për të parandaluar dhe adresuar sfidat që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe të kthyerit nga rajonet e konfliktit, dhe

– Forcimi i kapacitetit institucional të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të adresuar sfidat në lidhje me ri-integrimin dhe rehabilitimin e të kthyerve nga zonat e konfliktit dhe familjeve të tyre.

Me shumë rëndësi ishte edhe prezantimi i Znj. Elena Grozdanova në cilësinë e anëtares së Grupit të punës ndërsektorial për riintegrim, risocializim dhe rihabilitim të KNKEDHLT, e cili prezantoi kontekstin e Planit Nacional për Riintegrim, Risocializim, dhe Rehabilitimit për të rikthyerit nga luftërat e huaja, familjet e tyre, si dhe vepruesit e krimeve në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm,  në veçanti parimet themelore, fazat e planit të veprimit, infrastrukturën, standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira. Ajo u fokusua në rolin e implementimit të masave efektive për riintegrim dhe risocializim në sferën e politikave sociale. Njëherit, Znj Grozdanova tha se angazhimi i shoqërisë civile për ta kontribuar punën e profesionistëve është jetike për riintegrim të suksesshëm.

Përveç prezantimeve, përfaqësuesit nga organizatat e shoqërisë civile prezantuan përpjekjet e tyre të deritanishme në riintegrimin dhe risocializimin e luftarëve të rikthyer, si dhe çfarë kontributi mund të sigurojnë mëtej në këtë proces. Pas kësaj, pjesmarrësit u ndanë në tre grupe të vogla të punës tematike (mbështetje psikologjike, angazhim rinor, aktivizim i komunitetit) ku në fund secila shtjelloi një sërë propozimesh për aktivitete të kordinuara.

Për shkak të rrethanave të pa precedent të shkaktuara nga Pandemia COVID-19, punëtoria u realizua nëpërmjet platformës online ZOOM, më datën 21 Janar 2021. Kjo punëtori u realizua në bashkëpunim me NEXUS Civil Concept që mundësoi mbështetje teknike dhe logjistike.

“Punëtori për rrjetëzim rajonal për riintegrim dhe risocializim” u realizua në kuadër të aktiviteteve nga projekti Bridge 2.0 i përkrahur dhe financuar nga ambasada e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Share: