PUNËTORI PËR RRJETËZIM RAJONAL PËR R&R

PUNËTORI PËR RRJETËZIM RAJONAL PËR R&R

Shkup, 11 dhjetor 2020 – Horizon Civitas organizoi “Punëtorinë për Rrjetëzim Rajonal për Resocializim dhe Riintegrim”, në kuadër të projektit BRIDGE 2.0. Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues nga Bashkësia Fetare Isalame e Maqedonisë së Veriut, Komiteti Muslimanë i Shqiprisë dhe Bashkësia Islame e Kosovës. Kjo punëtori kishte për qëllim bashkëpunimin më të koordinuar ndërmjet Bashkësive fetare të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e rintegrimit dhe resocializimit. Pjesmarësit në këtë punëtori shpërndanë eksperienca e tyre në lidhje me aktivitetet e deritanishme që kanë ndërmarë bashkësitë fetare islame, npërmjet prezantimeve me diskutime të moderuara. Nëpërmjet punës në grupe të vogla pjesmarrësit formuluan një propozim plan veprimi që do të ndikoj në përmirësimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të procesit të riintegrimit dhe resocializmit në rajon. Këta Propozime do të shpërndahen nëpër institucionet publike dhe palët e tjera të interesit. Gjatë punëtorisë e cila zgjati dy ditë pjesëmarrësit morren pjese në vizita studimore, prezantime me diskutime te moderuara si dhe punë në grupe të vogla.
Share: